Skuadra kampione e Anglisë, Manchester City rrezikon përjashtimin nga Champions League për shkak të shkeljes së rregullave të fair play financiar. Hetuesit e UEFA-s pritet të depozitojnë në organet përkatëse kërkesën për dënimin e shkuadrës ishullore.
Manchester Siti përfundon sërish në telashe. Kampionet në fuqi të Premier League rrezikojnë përjashtimin nga Champions League për shkak të shkeljes së rregullave të Fair Play, financiar në vitin 2014.
Parashikohet që deri në fundin e kësaj jave hetuesit e UEFA-s do të depozitojnë në organet përkatëse kërkesën për përjashtimin e Manchesterit në kompeticionet europiane.
Kërkesa për përjashtimin e gjigandit anglez të futbollit pritet të vijë pas një hetimi dy mujor ku është konstatuar një bashkëpunim i klubit me shoqëri të ndryshme financiare, llogaritë e të cilave përfundojnë në parajsat fiskale.
Aludohet se rreth 68 milionë paund janë depozituar në financat e klubit ishullor nga pronaret arabë dhe janë deklaruar si të ardhura nga sponsorët. Minimalisht institucionet përkatëse në UEFA mund ta dënojnë klubin anglez me pezullimin e merkatos me një sezon.
Në rast se Manchester City pezullohet në një kohë të shkurtër, kjo do t’i shërbente pozitivisht skuadrës së Arsenalit dhe Manchester United për të luajtur sezonin e ardhshëm në Champions dhe Europa League.
Akuzat e UEFA-s janë edhur poshtë nga Manchester City që mohon kategorikisht përjashtimin duke theksuar se ka qenë gjithmonë korrekt me zbatimin e fair play financiar. /ABC News Albania 24/7