Manchester City prezanton planin për zgjerimin e stadiumit, gati investimi prej 300 milionë paund

schedule14:37 - 18 Prill, 2023

schedule 14:37 - 18 Prill, 2023

Manchester Cityy do të investojë 300 milionë paund për të zgjeruar kapacitetin e stadiumit “Etihad” nga 53,400 në 60,000 spektatorë.

Klubi ka prezantuar këtë të martë planin për të realizuar zgjerimin, i cili do të përfshijë rimodelimin e tribunës veriore, ku përveç akomodimit të 6600 personave të tjerë, do të vendoset edhe një “sky bar” për një eksperiencë për të ecur mbi stadium.

Gjithashtu është propozuar krijimi i një “Fan Zone” 3000 persona, një muze dhe një hotel me 400 shtretër. Sipas klubit, projekti do të marrë tre vjet për të përfunduar dhe do të hapë rreth 2600 vende të reja pune.

“Etihad” u ndërtua për Lojërat e Commonwealth në vitin 2002 dhe ka pritur ndeshjet e Manchester City që nga viti 2003. Ky do të jetë zgjerimi i dytë në historinë e tyre pas vitit 2015, kur u shtuan 6000 vende.

Aktualisht është stadiumi i pestë më i madh në Premier League, pas “Old Trafford”, “London Stadium”, “Tottenham Hotspur Stadium” dhe “Emirates Stadium”./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!