Manchester City nuk ndalet, siguron talentin brazilian dhe e çon te Troyes

schedule19:19 - 20 Maj, 2021

schedule 19:19 - 20 Maj, 2021

Manchester City po tenton të marrë talente të së ardhmes, në mënyrë që të mos paguajë dhjetëra miliona në momentin që ata do të shpërthejnë.

Pas sulmuesit Kayky, i cili konsiderohet si Neymari i ri, “Qytetarët” kanë prenotuar edhe mesfushorin Metinho. Ai ka mbushur në prill 18 vjeç dhe pritet të lërë Fluminense.

City ka arritur marrëveshjen me klubin brazilian, që do të përfitojë 5 milion euro plus bonuse në varësi të arritjeve.

Kontrata për Metinho do të jetë 5-vjeçare dhe fillimisht ai do të aktivizohet te skuadra franceze e Troyes, ku City do e huazojë në fillim të vitit 2022. Sikurse dihet, klubi në fjalë është nën pronësinë e City Group. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!