Manchester City mbulon në ar Erling Haaland, zbulohet oferta faraonike

schedule14:46 - 16 Mars, 2022

schedule 14:46 - 16 Mars, 2022

Manchester City i ka idetë e qarta. Kampionët e Anglisë shikohen si favoritët për të transferuar në verë sulmuesin Erling Haaland.

75 milionë euro norvegjezi ka klauzolën për largimin nga Borussia Dortmund dhe kjo shifër është më e ulët se vlera e tregut, ndaj edhe menaxheri Mino Raiola po tenton të përfitojë maksimalisht.

Mediat në Britaninë e Madhe raportojnë se për Haaland është gati një kontratë prej së cilës do të përfitojë 600 mijë euro në javë, ose ndryshe 30 milionë euro në sezon.

Sulmuesi norvegjez do të bëhej lojtari më i paguar në historinë e Premier League. City ka kohë deri në fund të prillit ta transferojë Haaland, pasi më pas klauzola e largimit nga Dortmund shfuqizohet dhe janë gjermanët ata që e vendosin çmimin pastaj. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!