Anglia mban “frymën” ditën e diel në orën 18:30, pasi në “Etihad” do të luhet një nga ndeshjet më të rëndësishme të Premier Leagues, ku Manchester City do të presë në shtëpinë e tij skuadrën e Liverpool, për të zhvilluar mes tyre edhe ndeshjen që me shumë gjasa do të vendosë edhe fatet e titullit këtë sezon.
City është vetëm një pikë përpara Liverpoolit në krye të tabelës me tetë ndeshje të mbetura deri në fund të sezonit. Kjo përballje “flet” edhe në gjuhën e statistikave sa për të na vërtetuar se ky duel nuk ka një favorit, pasi shifrat thonë që ecuria e dy skuadrave është “identike” në 4 vitet e fundit.
Që kur Pep Guardiola mbërriti në futbollin anglez në vitin 2016, Liverpooli ka qenë sfiduesi më i qëndrueshëm i Cityt për trofe.
Në fakt, gjatë katër sezoneve të fundit, të dy skuadrat kanë marrë pothuajse një numër identik pikësh në Premier League. “Qytetarët” kanë mbledhur 338 pikë nga 144 ndeshje që nga fillimi i sezonit 2018/19, ndërsa “The Reds” kanë fituar vetëm një më pak, pra 337 pikë.
Vendin e tretë në këtë tabelë e mbajnë blutë e Londrës, Chelsea me 264 pikë nga 143 ndeshje të luajtura, ndërsa pavarësisht sezonit jo të mirë këtë vit Manchester United mban vendin e katërt me 257 pikë nga 144 ndeshje.
Tabela e kombinuar e Ligës Premier që nga sezoni 2018/19 tregon se sa dominues kanë qenë Man City dhe Liverpooli
Liverpooli dhe City do të takohen gjithashtu në gjysmëfinale të FA Cup më 16 prill, ndërsa të dyja skuadrat janë në një pozicion të fortë për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
“The Reds” mposhtën Benfican 3-1 në ndeshjen e parë çerekfinale të martën, ndërsa City fitoi 1-0 ndaj Atletico Madridit në Etihad.