Manchester City dhe rikthimi në stol, Pochettino lë gjithçka pezull

schedule13:21 - 21 Dhjetor, 2019

schedule 13:21 - 21 Dhjetor, 2019

Zërat e merkatos e lidhin Mauricio Pochettinon me një kalim te Manchester City, gjithmonë nëse Pep Guardiola vendos të largohet në fund të sezonit. Argjentinasi u shkarkua nga Tottenham me datë 19 nëntor.

Në një prononcim për anglezen Mirror, trajneri argjentinas flet mbi zërat e merkatos që e lidhin me një transferim te kampionët në fuqi. Pavarësisht fjalëve pozitive për kampionatin anglez, 47-vjeçari nuk e fsheh mundësinë e kalimit në një tjetër kampionat.

Unë te Manchester City? Për të qenë i sinqertë, nuk i lexoj fare gazetat. Nuk i lexoja më parë, nuk e bëj as tani. Premier League është një ndër kampionatet më të mira në botë dhe është fantastike për një trajner të punojë këtu. Edhe tifozët anglezë janë ndër më të mirët.

Por nuk është vetëm kampionati anglez. Ka edhe liga të tjera të rëndësishme. Po marr kohën e duhur për t’u menduar dhe detyra ime është që të jem gati kur të vijë momenti i rikthimit”, thekson Pochettino. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!