Tani sezoni i Premier League është shumë pranë dhe skuadrat po bëjnë përgatitjen e fundit para nisjes së garës që pritet të jetë edhe këtë vit spektakolare.
Por para nisjen së sezonit të ri, Manchester City dhe Liverpool do të përplasin “brirët” ditën e sotme në kuadër të “Community Shield”.
Në stadiumin “King Poëer”, Jurgen Klopp dhe Pep Guardiola do të zbresin në fushë skuadra të përforcuara nga merkatoja e verës.
“Citizens” kanë tanmë në gjirin e tyre lojtarë si Kalvin Philips, Julian Alvare,Stefan Ortega në portë si zëvendësues i Ederson dhe superylli Erling Haaland.
Të njëjta emocione do të përjetohen edhe nga tifozët e Liverpool që presin të shohin Derëin Nunez në fushë, një nënshkrim rekord i klubit të “Reds”.
Liverpool po ashtu ka shtuar në radhës e tyre edhe talente si Fabio Carvalho dhe Calvin Ramsey.
Klopp në përballjen e sotme nuk ka të gatshëm Alisson dhe Diego Jota, ndërsa Guardiola do duhet të bëjë pa Aymeric Laporte./abcnews.al