Manastriliu apel qytetarëve : T’i bashkohemi mjekëve për të këputur zinxhirin e infektimeve

schedule09:31 - 26 Shkurt, 2021

schedule 09:31 - 26 Shkurt, 2021

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu këtë të premte e ka  nisur sërish me një thirrje për qytetarët që të bëjnë kujdes dhe të mos e humbin vigjilencën.

Manastirliu përmes një postimi në rrjetin social Facebook, i ka bërë apel të bashkëpunojnë në mënyrë që të këpusim zinxhirin e infektimeve nga COVID-19.

Ndër të tjera ajo thekson se duhet t’i bashkohemi sakrificës së ekipeve mjekësore që janë̈ në vijën e parë të frontit, në betejën e përditshme me virusin e rrezikshëm, për të shpëtuar jetë.

“T’i bashkohemi sakrificës së ekipeve mjekësore që janë në vijën e parë të frontit, në betejën e përditshme me virusin e rrezikshëm, për të shpëtuar jetë.
Me bashkëpunim e solidaritet, duke mos e ulur për asnjë moment vigjilencën, të këpusim zinxhirin e infektimeve“, shkruan ministrja.e.su./abcnews.al