Manastirliu “zbulon” repartin ku shpëtohen jetë në mes të pandemisë

schedule20:51 - 21 Prill, 2020

schedule 20:51 - 21 Prill, 2020

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu i ka shprehur mirënjohjen mjekëve të repartit të shërbimit të Urgjencës në QSUT, duke theksuar faktin se edhe në mes të pandemisë vijojnë punën duke shpëtuar jetë.

Manastriliu thotë se ky raport përballon çdo ditë të paktën 100 urgjenca mjekësore.

LEXO EDHE: Epidemiologët gjurmojnë Covid-19, Manastirliu ndan fotot: Në gatishmëri nga veriu në jug

“Prof. Eqerem Hasani nuk e ka ndalur punën për asnjë moment bashkë me ekipin e tij të palodhur në urgjencën e sëmundjeve të brendshme në QSUT

Edhe pse jemi ende në mesin e një situate të pazakontë të përballjes me Covid19, shërbimi i urgjencës së sëmundjeve të brendshme vijon të përballojë rreth 100 urgjenca çdo ditë dhe ku çdo ditë, shpëtohen jetë!

Krenare për mjekët. Bashkë”, shkruan Manastirliu./abcnews.al

https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/photos/a.169962430126482/935216176934433/?type=3&theater

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!