Manastirliu zbulon numrin e arsimtarëve të vaksinuar: Po i afrohemi dritës në fund të tunelit

schedule19:19 - 8 Prill, 2021

schedule 19:19 - 8 Prill, 2021

Ka shkuar në 25 720 numri i arsimtarëve të vaksinuar kundër Covid-19 që nga nisja e këtij procesi në vend. Shifra është bërë e ditur nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ministrja thekson gjithashtu se do të vijojnë pa u ndalur me planin e qeverisë për vaksinimit.

Vijojmë pa u ndalur me planin tonë të vaksinimit masiv.

Çdo ditë e më shpejt jemi duke iu afruar dritës në fund të tunelit,”, shkruan Manastirliu.