Manastirliu: Vonesa e tamponëve për shkak të fluksit! Kush prek mjekët do përballet me shqiptarët

schedule13:34 - 26 Nëntor, 2020

schedule 13:34 - 26 Nëntor, 2020

“A ka vonesa të përgjigjes së tamponëve? Po Ka!” Kështu deklaroi ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu gjatë fjalës së saj në Kuvend. Ministrja deklaroi se në këtë 9 muaj të vështirë opozita ka bërë politikë me jetën e njerëzve dhe punën e mjekëve dhe infermierëve. Ajo u shpreh se askush nuk duhet të guxojë të prekë mjekët dhe infermierët sepse përndryshe do të përballet me të gjithë shqiptarët.

“Në të gjithë situatën në këto 9 muaj të vështirë që ka kaluar Shqipëria kemi dëgjuar shumë të abuzohet me informacionin. Unë dua të siguroj qytetarët shqiptarë që nga dita e parë në këtë luftë qeveria shqiptare ka ndërmarrë çdo masë për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve. Kemi 9 muaj dhe asnjë bilanc nuk bëhet në mes të luftës. Bilancet bëhen në fund,. Tani është hero ai që thotë të vërtetën sipas autoriteteve shëndetësore dhe jo sipas politikanëve. Ne këtu jemi për të dhënë llogari sepse kemi përgjegjësi të mëdha të cilat jemi duke i çuar përpara.

Para 9 muajsh kemi shmangur një valë të pandemisë që do kishte shumë kosto. Morëm një vendim për t’u mbyllur dhe krijuam premisat e nevojshme për të pritur atë që bota e dinte. Nuk fjetëm gjumë dhe as nuk shkuam me pushime.  Covid-3 dhe 4 nuk ishin më përpara, janë sot. Nuk i bëri askush. Nuk na i dhuruan, punuam nga dita e parë deri në fund. Dritë në fund të tunelit ka. Na kanë ardhur lajme të mira nga kompanitë ndërkombëtare për vaksinat e efektive që janë zgjidhje e këtij halli të madh. Por deri atëherë nuk do ndalemi asnjë moment.

Ne ja kemi dalë falë forcës dhe karakterit. Askush të mos guxojë të prekë mjekët dhe infermierët për të bërë politikë. Kush guxon të prekë mjekët do përballet me gjithë shqiptarët. Edhe pse kemi një vit që na është vrarë zemra dhe po përballemi me dy fatkeqësi të mëdha, çdo ditë humbin jetën njerëzish. Kushdo mund ta vuajë nga ju por unë e vuaj shumë më shumë sepse kam një përgjegjësi. Më besoni se kjo përgjegjësi është nder për mua që m’u besua dhe po më bësohet të drejtoj sistemin shëndetësor shqiptar.

Krenaria ime janë punonjësit e shëndetësisë. A ka problematika, vonesa në sistem? Patjetër që ka. Kush ka thënë që jemi perfekt. Por nëse do ishim 7 vite më parë nuk di si do ta kishim përballuar. Nuk fitohet asgjë. Qytetarët kanë nevojë të besojnë shkencën, autoritetet dhe qeverinë që nuk i kanë lënë asnjëherë vetëm. Do përballemi edhe me sfida. Patjetër që po. A ka pasur vonesa me tamponët, po ka pasur sepse ka pasur shumë fluks. Ne po i forcojmë kapacitetet tona. Do ketë një kohë edhe për të gjykuar edhe për të bërë bilancet në fund. Le të fitojmë betejën për shëndetin”, tha ministrja./mv.abcnews.al