Manastirliu viziton femijët e “Zyber Hallullit: Vit me sakrifica për të gjithë! Nuk jeni vetëm

schedule14:29 - 29 Dhjetor, 2020

schedule 14:29 - 29 Dhjetor, 2020

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, festoi së bashku me fëmijët e “Zyber Hallullit” në Tiranë. Manastirliu ka shprehur mirënjohjen për stafin e edukatorëve dhe kujdestareve të shtëpisë së fëmijës “Zybër Hallulli”, për sakrificën e bërë gjatë këtyre muajve të pandemisë për t’u shërbyer fëmijëve.

“Më lejoni t’ju falenderoj dhe t’ju uroj nga zemra Gëzuar Vitin e Ri. Shumë faleminderit për gjithë punën që bëni. Me të vërtetë meritoni shumë më shumë. E di që keni sakrifikuar shumë përgjatë gjithë këtyre muajve. Keni ndenjur pa parë familjet tuaja duke qenë se keni qëndruar këtu në shtëpinë e “Zyber Hallulli”.

Megjithatë keni bërë një punë fantastike. Një punë që e bëni çdo vit në fakt. Por ky ka qenë një vit jo i zakonshëm, edhe ka kërkuar sakrifica nga të gjithë”, tha Manastirliu.

Manastirliu tha se fëmijëve nuk u ka munguar as dashuria, as ngrohtësia në këtë shtëpi që fal kaq shumë ngrohtësi dhe dashuri për të gjithë./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!