Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ministrat dhe deputetët socialistë, ndërsa u shpreh se socialistët duhet të nisin punën për zgjedhjet e reja në Tiranë.
Ai theksoi se kandidatura e Ogerta Manastirliut është mirëpritur nga të gjithë socialistët. Sipas tij, tani është radha e Ogerta Manastirliut që të drejtojë Bashkinë e Tiranës.
“Të nisim punën për zgjedhjet e reja në Tiranën. Me kandidaten e duhur, me aftësinë dhe përkushtimin e duhur, dhe me angazhimin e duhur do të marrim rezultatin e duhur. Kandidatura e Ogertës ka gjeturat mbështetjen e menjëhershme të familjes sonë politike, ku të gjithë e çmojnë dhe janë të një mendje dhe është radha e saj të udhëheqë Tiranën.”, tha ai

