Manastirliu tregon “heronjtë’ që presin emergjencat Covid-19: Jemi shkëputur nga familja

schedule10:27 - 1 Maj, 2020

schedule 10:27 - 1 Maj, 2020

Në ditën e punëtorëve, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka zgjedhur të vizitoje Urgjencën Kombëtare për t’i falenderuar për punën në këto ditë pandemie, duke treguar edhe  fytyrat e atyre që presin të parë çdo thirrje emergjente për koronavirusin.

Manastirliu theskoi se lufta nuk ka mbaruar duke kërkuar prej tyre gatishmëri 200% në krahasim me ditët normale.

“Kisha kënaqësinë sot të vija këtu në ditën e punëtorëve për të shprehur një falenderim për të gjithë punën që keni bërë në këto ditë. Në këtë ditë doja t’i uroja me shpirt çdo të mirë atyre që i shërbejnë njerëzve për të marrë kujdesinë shëndetësor për punën e madhe që bëjnë në çdo ditë të vitit, por veçanërisht në këtë kohë të vështirë”, u shpreh Manastirliu.

LEXO EDHE: “S’vret koronavirusi, por trompozat”: Flet në “Abc News” mjeku italian që tronditi me zbulimin e tij

Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj u shpreh se kjo eksperiencë ka qenë mësim për secilin nga punonjësit e këtij sektori ndërsa ndau historinë e një prej infermierëve i cili pasi ishte ndjerë keq për tre ditë u izolua nga familja dhe puna për të mos rrezikuar të tjerët.

“Kjo eksperiencë është mësim për ne. U sëmur tre ditë dhe u shkëput dhe nga familja, pastaj u kthye menjëherë në punë”, u shpreh Brataj.

Disa prej tyre u shprehën se këto ditë të vështira nuk i kanë hasur asnjë ditë më parë, duke ndarë edhe sakrificën për të qëndruar larg familjes pasi nuk duan të bëhen rrezik për ta.

“Jemi në çdo moment gati që të gjithë ata që na thërrasin të marrin shërbimin që kërkojnë. Të gjithë ne këtu i harrojmë familjen, i harrojmë të gjitha”, thonë ata./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!