Manastirliu thirrje pacientëve të prekur me Covid-19: Mos ejani vonë në spitale

schedule10:31 - 26 Nëntor, 2020

schedule 10:31 - 26 Nëntor, 2020

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka një thirrje për të gjithë qytetarët në këtë kohë pandemie. Nga foltorja e kuvendit, Manastirliu tha se nuk duhet të shkojnë vonë në spitale në rast se konstatojnë se janë të prekur pasi ata që i këshillojnë për diçka të tillë nuk mendojnë për të mirën e tyre por për pushtetin.  Ajo bëri një bilanc të nismave të qeverisë në këto 8 muaj pandemi.

“Më lejoni të bëj një parashtrim të situatës së epidemisë Covid në vendin tonë duke prezantuar masat e marra deri më sot dhe duke vënë përpara një ekspoze të punës sonë dhe për muajt e vështirë për të cilët po përgatitemi. Do kisha dalë paera jush si ministre e shëndetësisë në kohë paqjeje. Kjo pandemi nuk e gjeti shëndetësinë në grahmat e fundit ashtu si ishte në vitin 2013. Në çdo fazë të kësaj pandemie kemi ecur sipas strategjive të hartuar nga ekspertët më të mirë në vend.

Mos ejani vonë në spitale. Mos dëgjoni ata që thonë se nuk ka shtretër dhe mjekët nuk iu shërbejnë. Nuk e bëjnë për ju. E bëjnë për pushtetin e tyre. Është koha për të besuar ekspertët dhe mjekët. Ajo që na duhet në këto momente është solidariteti, zbatimi i rregullave, ruajtja e distancës dhe higjienës”, tha ministrja.

  • mv.abcnews.al