Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka njoftuar se ditën e hënë do të vijnë në Shqipëri rreth 15 mijë vaksina Pfizer. Në një status në rrjetet sociale Manastirliu shkruan se së shpejt do të kemi lajme të mira për të tjera sasi vaksinash.
“Të hënën do të mbërrijnë rreth 15 mijë vaksina Pfizer dhe së shpejti do të kemi lajme të mira për të tjera sasi vaksinash”, shkruan ministrja.
Këtë javë në vend mbërritën 8190 vaksina ndërkohë që vijon procesi për imunizimin e personelit shëndetësor, dhe të moshuarve mbi 80 vjeç.
Manastirliu tha sot se në dhjetëditëshin e parë të marsit pritet një ngarkesë dozash nga kontrata me Covax, ndërsa theksoi se prioritetet do të jenë grupet më të rriskuara./mv.abcnews.al