Manastirliu takon homologun kosovar me dorë në zemër: Kjo kohë kërkon solidaritet

schedule23:14 - 28 Korrik, 2020

schedule 23:14 - 28 Korrik, 2020

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka takuar ditën e sotme me homologun e saj kosovar Armend Zemaj me të cilin ka shkëmbyer një përshëndetje me dorë në zemër.

Manastirliu thotë se kanë shkëmbyer përvojat e menaxhimit të pandemisë së Covid-19

“Me kënaqësi prita sot Ministrin e Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj, për të shkëmbyer përvojat e menaxhimit dhe përgjigjes së sistemeve tona shëndetësore ndaj pandemisë Covid-19.

Kjo kohë kërkon solidaritet dhe përpjekje të ndërsjellta për të kufizuar përhapjen e virusit të rrezikshëm”, shkruan Manastirliu./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!