Manastirliu takon 54 vjeçarin nga Hasi që realizoi me sukses transplantin e veshkës: Ndërhyrje që kryhet falas nga shteti

schedule15:29 - 11 Tetor, 2022

schedule 15:29 - 11 Tetor, 2022

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka pritur në zyrën e saj një qytetar 54-vjeçar nga Hasi, Agron Kraja, i cili ka kryer me sukses transplantin e veshkës falas. Nëpërmjet një postimi në facebook, Manastirliu ka ndarë lajmin e mirë për 54 vjeçarin.

“Agroni ka rreth 6 muaj që ka kryer proçedurën e transplantit të veshkës. Një ndërhyrje e cila kryhet falas nga shteti. Ka përfituar ashtu sikurse kanë përfituar përgjatë këtij viti 14 qytetarë. Gjithashtu përgjatë gjithë këtyre viteve që ne e mbështesim transplantin e veshkës si proçedurë dhe e ofrojmë falas për qytetarët, janë 143 qytetarë të cilët kanë bërë transplantin e veshkës. Gjithashtu ne sigurojmë gjithë mbështetjen që edhe për ata të cilët, si Agroni e kanë bërë transplantin të gjitha analizat falas, gjithashtu edhe terapitë që duhen post-transplantit”, tha Manastirliu.
I emocionuar, Agron Kraja u shpreh se nuk e kishte besuar se transplanti kryhej falas.

“Ndjehem shumë mirë. Jam shumë i lumtur. Është e vërtetë kjo që thotë ministrja. Edhe unë nuk e kam besuar, por është e vërtetë, të gjitha këto bëhen falas. E përfiton. Është një punë shumë shumë e lehtë. Nuk e kam ditur që transplanti bëhej falas”, shprehet 54 vjeçari.

Postimi i Manastirliut:

Me shumë kënaqësi prita sot Agronin nga fshati Vlahen i Hasit, i cili po i kthehet jetës normale falë transplantit të veshkave që ka kryer falas, me financim 100% nga shteti.
Bashkë me të shoqen, Dritën, heroinën e tij, Agroni po lë pas një herë e mirë kalvarin e vështirë të jetës së tij, me mirënjohjen për mjekët dhe për këtë mundësi jetike për kryerjen e transplantit falas.
Agroni është një prej 14 qytetarëve, që kanë përfituar paketën e transplantit #falas gjatë këtij viti
143 qytetarë e kanë përfituar këtë paketë, me rimbursim 100% nga shteti. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!