Manastirliu: Sot u bënë 10 791 vaksinime në të gjithë vendin

schedule20:32 - 7 Prill, 2021

schedule 20:32 - 7 Prill, 2021

Gjatë ditës së sotme janë kryer në të gjithë vendin  10 791 vaksinime. Shifra është bërë me dije nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Ministrja gjithashtu njofton se që nga fillimi i fushatës janë kryer 232 379 vaksinime. Ditën e sotme nisi vaksinimi i farmacistëve në vend.

Ndërkohë që prej ditësh vijojnë të marrin dozat e vaksinave qytetarët mbi 70 vjeç. /abcnews.al