Manastirliu: Shtresa sociale në fokus, mekanizëm i veçantë për mbrojtjen e tyre

schedule13:49 - 20 Tetor, 2021

schedule 13:49 - 20 Tetor, 2021

Ministrja e Shëndetësise Ogerta Manasrtirliu në fjalën e s’ja është shprehur se sot se është miratuar akt vendimim për mbrojtjen dhe përkrahjen ndaj grupeve në nevojë.

Manastirliu ndër të tjera është shprehur se ato janë të vendosur për të mbrojtur këtë shtrese në çdo aspekt të jetës së tyre.

Ndër të tjera ajo ka theksuar se programet elektorale e bëjnë më transparente çdo të dhënë,

Sot qeveria ka miratuar një akt të rëndësishëm që lidhet me krijimin një mekanizmi që do të ndihmojë në përditësimin e të gjithë të dhënave që vijnë nga mbrojtjet sociale. Ne jemi të vendosur që të mbrojmë kategoritë e rriskuara nga vështirësitë ekonomike dhe sociale. Siç kemi bërë deri më sot ne jemi të vendosur që të ndihmojmë të gjithë grupet në nevojë. Siç ju e dini vështirësitë që ne kemi kaluar kriza e tërmetit dhe pandemia i kemi ndihmuar këto grupe përmes suportit të mundshëm financiar duke vendosur të gjithë elementët e nevojshëm financiarë që asnjë nga këto grupe të mos jetë i rriskuar. Do të vijojë mbrojtja sociale për mbulimin energjitik për të gjithë personat në nevojë.

Ne jemi duke përgatitur një plan gjithëpërfshirës për forcimin e grupeve sociale, ku duke rritur nevojën sociale për këto grupe. Në këtë plan që tashmë po finalizohet kemi vendosur që të krijojmë politika të reja të shenjëstruara për grupet në nevojë dhe kategoritë përfituese. Ne do të fokusojmë vëmendjen tonë jo vetëm në forcimin e skemave financiare por për çdo transparencë. Programet elektronike ofrojnë më shumë transparencë. Këto programe do të bashkëpunojnë me njëri tjetrin për të pasur sa më shumë mburojë për familjet në nevojë”, është shprehur ministrja./abcnews.al