Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka bërë thirrje për kujdes të shtuar pas lehtësimit të masave që do të nisin nga dita e sotme.
Manastirliu thotë se është shumë e rëndësishme të ruajmë veten dhe të tjerët, teksa ka publikuar edhe disa rregulla që duhet të ketë parasysh secili prej nesh.
“Me lehtësimin e masave shtrënguese, është shumë e rëndësishme që secili prej nesh të tregojë kujdes maksimal për të ruajtur veten dhe të tjerët. Ja disa rregulla të rëndësishme për të kufizuar përhapjen e Covid 19”, shkruan Manastirliu.
LEXO EDHE: Hapen parukeritë, dentistët e qendrat tregtare, shtohen zonat e gjelbra
Rregullat e publikuara nga ministrja
-Qëndroni në shtëpi sa më shumë të mundemi
-Nëse keni mundësi punoni nga shtëpia
-Kufizoni kontaktet me personat e tjerë
-Kur dilni ruani distancën për të paktën 1.5 metrash
-Lani rregullisht duart /abcnews.al