Manastirliu publikon shifrat, sa vaksinime janë kryer ditën e sotme

schedule22:07 - 8 Qershor, 2021

schedule 22:07 - 8 Qershor, 2021

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, bëri me dije se këtë të martë janë kryer 6, 310 vaksinime kundër koronavirusit.

Ndërkohë që nga fillimi i fushatës, janë realizuar 809, 992 vaksinime. Ministrja Manastirliu më herët është shprehur se fushata do të vijojë deri në arritjen e aplikimit të 1 milion vaksinave.

Lexo edhe: COVID-19/ Edhe sot asnjë humbje jete, 13 infektime në 24 orët e fundit

Sakaq Ministria e Shëndetësisë raportoi këtë të martë për 13 raste të reja me Covid nga 2, 827 teste të realizuara.

Fatmirësisht në 24 orët e fundit nuk u raportua asnjë viktimë./i.k /abcnews.al/