Manastirliu: Pandemia sfida jonë, kemi mbi 15 mijë të vaksinuar deri më tani

schedule11:25 - 4 Mars, 2021

schedule 11:25 - 4 Mars, 2021

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu këtë të enjte është shprehur se tashmë sfida e tyre e vetme është fushata e vaksinimit për çdo qytetar shqiptar.

Manastirliu  ka deklaruar se pandemia ishte sfida më e madhe e mandatit të tyre qeverisës dhe që nxori në pah punën e bërë në sistemin shëndetësor.

Ndër të tjera ajo ka theksuar se deri më tani janë vaksinuar mbi 15 mijë qytetarë, mes bluzave të bardha dhe pensionistë mbi 80 vjeç.

“Dëshmitarja më e mirë e të gjithë risive që ne kemi bërë është pandemia, përfytyroni se nëse një emergjencë e tillë si Covid të na trokiste në 2013. Përballë pandemisë që sfidoi botën mbarë qeveria shqiptare u ngrit në përballje të jetës, në përballje me këtë armik nuk u dorëzuam për asnjë moment. Ky vit ka qenë luftë për ato mijëra infermiere dhe mjekë për të gjithë ato njerëz përball një armiku, ka qenë luftë për të gjithë qytetarët që kanë luftuar sëbashku me ne.

Mbi 15 mijë jetë të mbrojtura, jetë të mbrojtura mes bluzave të bardha, mes të moshuarve mbi 80 vjeç dhe do të vijojmë vaksinimin për çdo qytetar shqiptar. Ne kemi vendosur që fjalëve tu vëmë përballë punën, që të përmbushim dhe premtimet e mbetura. Ne jemi të vetëdijshëm që akoma nuk kemi arritur aty ku duhet, jemi të vetëdijshëm se sa shumë qytetarë akoma nuk e marrin siç duhet vendimin”, Manastirliu. e.su./abcnews.al