Manastirliu: Paga mesatare për mësuesit do të jetë 950 euro

schedule13:53 - 26 Qershor, 2024

schedule 13:53 - 26 Qershor, 2024

Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë në një komunikim me gazetarët tha se nga rritja e pagave për administratën publike do të përfitojnë edhe 30 mijë punonjës në sistemin arsimor.

“Dua të ndaj me ju, por mbi të gjitha më mësuesit një lajm të mirë sa i përket rritjes historike të pagave për mësuesit ,e cila fillon nga një korriku. Një rritje e pagave që do përfshijë 30 mijë punonjës në sistemin tonë arsimor, duke qenë kjo rritje më madhe e pagave. Paga mesatare e mësuesve rritet me 18 mijë lekë të reja, duke e çuar pagën mesatarë në 950 euro. Nëse do të kalonim në kategori specifike, paga mesatare në arsimin e mesëm dhe të lartë, që ka nivelin e kualifikimit dhe vjetërsinë mbi 15 vite punë, do të shkojë nga 79,800 në 98,500 lekë. Paga mesatare e mësuesi në arsimin e mesëm të ulët me mbi 15 vite vjetërsi shkon nga 75,800 në 96,000 lekë. Rritje më të konsiderueshme do ta kenë edhe mësuesit e ciklit fillor, ku paga mesatare e mësuesit me eksperiencë mbi 15 vite shkon nga 72,400 në 95,200 lekë. Pagat përfshijnë mësuesit në sistemin tonë dhe punonjësit e shërbimi psikosocial dhe punonjësit e sigurisë në shkolla. Për punonjësit e shërbimit psikosocial, paga mesatare shkon në 910 euro, ndërsa paga mesatare e punonjësve që lidhen me sigurinë në shkolla shkon në 800 euro”, tha ajo.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!