Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se procesi i vaksinimit anti Covid vijon normalisht në të gjithë vendin, për të arritur 1 milionë vaksinime në qershor.
Manastirliu përmes një postimi në rrjetin social Facebook shkruan se deri më tani janë vaksinuar 716,616 persona mes të cilëve 243,776 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës antiCOVID.
Gjithashtu ministrja ka bërë apel të gjithë qytetarëve që të kontaktojnë me mjekun e familjes për të vijuar me procesin e vaksinimit.
“Teksa 60,000 dozat e vaksinës së Sinovac po shpërndahen sipas kushteve të sigurisë, #vijon pa u ndalur vaksinimi në çdo cep të vendit, për të mbërritur në 1 milion vaksinime brenda qershorit ✅
?716,616 vaksinime janë kryer deri tani, prej tyre 243,776 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës antiCOVID.
I ftojmë qytetarët të lidhen me mjekun e tyre të familjes për ditën dhe vendin e vaksinimit”, shkruan Manastirliu. /abcnews.al