Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka ndarë disa foto nga trajtimi i pacientëve me Covid-19 në spitalin Infektiv.
Ajo thotë se vijon të ketë pacientë të rinj të shtruar në spital me simptoma të rënduara si pasojë e virusit të rrezikshëm, ndërsa thekson se i gjithë shërbimi realizohet nga ekipi i mjekëve dhe infermierëve.
Manastirliu bën apel që të gjithë të bëhen pjesë e betejës së përbashkët për të frenuar përhapjen e virusit.
“Vijon të ketë pacientë të rinj të shtruar në spital, me simptoma të rënduara, si pasojë e virusit të rrezikshëm COVID19.
I gjithë shërbimi, duke filluar nga ekzaminimet, deri tek trajtimi në terapinë intensive realizohen në spitalin infektiv nga ekipi i specializuar i mjekëve, infermierëve dhe të gjithë stafit mbështetës, me vetëmohim e sakrificë që prej fillimit të epidemisë!
Bëhu pjesë e betejës së përbashkët për të frenuar përhapjen e COVID19, duke respektuar rregullat.
Ruaj distancën nga të tjerët
Vendose maskën. Kujdesu për higjienën personale dhe kolektive”, shkruan Manastirliu./abcnews.al