Manastirliu: Nga 1 qershori hapen çerdhet dhe kopshtet! Stërvitjet lejohen pas 18 majit

schedule19:55 - 8 Maj, 2020

schedule 19:55 - 8 Maj, 2020

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka njoftuar ditën e sotme se nëse situata nuk paraqitet problematike në datë 1 qershor do të hapen çerdhet dhe kopshtet publike.

Teksa prezantoi planin e lehtësimit të masave në javët në vijim Manastirliu theksoi se në datë 18 Maj do të lejohet nisja e procesit mësimor për maturën shtetërore, hapen baret, restorantet dhe muzetë.

Po në këtë datë do të lejohen të kryhen stërvitje në ambiente të hapura, ndërkohë që aktvitetet sportive dhe kulturore do të jenë të ndaluara.

LEXO EDHE: Rama njofton hapjen e vendit nga e hëna: 6 bashkitë që mbeten zonë e kuqe pas 11 majit

“Kjo fundjavë do ketë rregulla si fundjavën e kaluar. Të shtunë dhe të dielë do të lejohet dalja e nënave me fëmijë dhe të moshuarve, ndërsa farmacitë dhe dyqanet do të jenë hapur ditën e shtunë.

Nga dita e hënë shtohen si zonat e gjelbra Lushnje, Patos, Roskovec, Korcë, Has, Kukes, Lezhë, Mirditë, Fushë-Arrez, Malësi e Madhe, Pukë, Vau Dejes, Kavajë dhe Vorë me të njëjtat rregulla.

Në zonat e gjelbra lejohet lëvizja e me automjet privat me dy pasagjerë të së njëjtës familje. Ndalohen grumbullime më shumë se pesë persona.

Në vijim të planit, prej datës 18 maj nis procesi mësimor dhe provimet e maturës shtetërore, hapen baret dhe restorante vetëm me ambiente të jashtme, shtohen fluturimet nga jashtë, hapen muzetë dhe sitet arkeologjike, lejohen stërvitjet në ambiente të hapura, ndalohen aktivitetet sportive dhe kulturore.

Në 1 qershor po planifikohet hapja e çerdheve publike dhe private me standarde higjieno sanatare të cilat do të bëhen publike në ditët në vijim”, tha Manastirliu./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!