Një nënë e re nga Kukësi ka fituar betejën me COVID, dhe bashkë me foshnjën e saj të porsalindur janë kthyer në banesë shëndoshë e mirë pas dy javësh në terapi intensive. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka përgëzuar mjekët e spitalit “Shefqet Ndroqi” dhe “Koço Gliozheni”.
“Besmira dhe foshnja e saj e fituan betejën e jetës, në përballjen e vështirë me covid19, falë profesionalizmit dhe përkushtimit të bluzave të bardha
Pas ndërhyrjes tejet delikate për të sjellë në jetë vajzën, 29-vjeçarja nga Kukësi, me komplikacione të rënda si pasojë e covid19, ia doli mbanë.
Punë e shkëlqyer e ekipit të spitalit “Shefqet Ndroqi” dhe “Koço Gliozheni”, të cilët bënë të mundur që Besmira dhe vajza e porsalindur, pas dy javësh të vështira në terapi intensive, të kthehen shëndosh e mirë në shtëpi. Krenare për mjekët dhe infermierët”, shkruan ministrja.