Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, bën me dije se ditën e sotme në Shkodër janë realizuar 424 vaksina anti-covid.
Përveç stafeve mjekësore, gjithashtu 46 të moshuar janë që jetojnë në Shtëpinë e të Moshuarve në Shkodër kanë marrë dozën e parë të vaksinës.
Teksa ka publikuar fotot në rrjetin social “Facebook”, Manastirliu bën me dije se 74-vjeçarja, nënë Roza siç e quan dhe ministrja ka marrë dozën e parë të vaksinës, ndërsa shkruan Mundimet dhe vuajtjet e një jete aspak të lehtë, nuk ia kanë zbehur buzëqeshjen dhe mirësinë nënë Rozës, 74-vjeçares që jeton në Shtëpinë e të Moshuarve # Shkodër e cila është sot më e mbrojtur nga COVID-19, pas vaksinimit me dozën e parë,
Kujtojmë se ditën e sotme ministrja e Shëndetësisë dhe kryeministri Edi Rama vizituan qytetin e Shkodrës duke ndjekur nga afër procesin e vaksinimit.