Manastirliu: Në këtë ditë të rilindjes së shpresës, mirënjohje për mjekët dhe infermierët

schedule19:30 - 25 Dhjetor, 2020

schedule 19:30 - 25 Dhjetor, 2020

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në këto Krishtlindje ka shprehur mirënjohje për personelin mjekësor, duke i falënderuar për punën në këtë kohë të vështirë pandemi.

“Në këtë ditë të rilindjes së shpresës, #mirënjohje dhe #respekt për mjekët dhe infermierët e spitalit “Shefqet Ndroqi”, që po u shërbejnë me përkushtim, sakrificë e profesionalizëm pacientëve në spitalin COVID2”, shkruan Manastirliu.

E gjithë bota ndodhet përballë një situatë shqetësuese për shkak të pandemisë e cila ka infektuar miliona qytetarë duke mos kursyer as bluzat e bardha.

Kujtojmë se për shkak të koronavirusit janë vendosur rregulla me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, ndërsa mjekët , infermierët dhe jo vetëm të ndodhur në detyre janë në luftë me sëmundjen e rëndë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!