Manastirliu ndan apelin e mjekut: Mbani maskën, po shtohen moshat e reja në spitale

schedule21:39 - 17 Korrik, 2020

schedule 21:39 - 17 Korrik, 2020

Ministria e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka publikuar apelin e një mjeku që merret me pacientët e prekur me Covid-19 për vendosjen e maskave.

Manastirliu thotë se ekipet mjekësore në dy spitalet Covid nuk po i reshtin përpjekjet për të ndihmuar të prekurit, duke theksuar se në spitale ka edhe mosha të reja.

Ajo bën apel që të mbrojmë veten dhe njerëzit tanë të dashur dhe të ndihmojmë mjekët dhe infermierët duke mbajtur maskën në amient të mbyllur.

“Ekipet mjekësore në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” nuk po i rreshtin përpjekjet në ndihmë të të prekurve nga SARS COV2, ku ka sërish shtrime, edhe të moshave të reja në spitale.

Të mbrojmë veten dhe njerëzit tanë të dashur dhe t’i japim një dorë mjekëve dhe infermierëve, duke zbatuar këtë masë të thjeshtë në çdo ambient të mbyllur”, shkruan Manastirliu./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!