Ministrja e Shëndetëisë Ogerta Manastirliu ka treguar anën tjetër të Qendrës Spitalore Unviversitare.
Teksa në spitalin infektiv luftohet çdo ditë në Covid-19, tek Trauma, sipas Manastirliut në muajin e fundit janë kryer me sukeses 450 ndërhyjre kirurgjikale, ndërsa janë pritur rreth 4 mijë vizita urgjence.
“Vijon puna pa u ndalur në spitalin universitar të Traumës, ku janë përqëndruar ndërhyrjet urgjente kirurgjikale në këtë situatë të pazakontë.
Me masa të përforcuara, me mjetet e mbrojtjes personale, stafi mjekësor i spitalit të Traumës, ka përballuar më shumë se 450 ndërhyrje kirurgjikale urgjente në muajin e fundit dhe rreth 4 mijë vizita në urgjencë. Bashkë. Shëndetësia në gatishmëri”, shkruan Manastirliu./ abcnews.al