Manastirliu: Mbi 80 mijë familje kanë përfituar nga programi i bonusit të bebes

schedule11:28 - 12 Prill, 2021

schedule 11:28 - 12 Prill, 2021

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se janë mbi 80 mijë fëmijë që kanë përfituar nga programi universal i bonusit të bebes. Në tre muajt e parë të këtij viti kanë ardhur në jetë 9,610 fëmijë të cilët kanë marr edhe bonusin e bebes, financim i qeverisë për të gjithë fëmijët shqiptar të lindur brenda dhe jashtë vendit.

Postimi i Ministres Manastirliu:

9,610 fëmijë të lindur nga Janari kanë përfituar bonusin e bebes mbështetjen direkte të Qeverisë, përmes Programit të Mbrojtjes Sociale. Që nga viti 2019 kur nisi ky program universal, 81,793 fëmijë që kanë gëzuar familjet e tyre kanë marrë shpërblimin financiar:

40,000 lekë
80,000 lekë
120,000 lekë

/mv. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!