Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Manastirliu, kandidate e PS për Tiranën/ Gazetari Sokol Balla: Zgjedhje e duhur e Ramës, Ogerta është menaxhere e mirë

schedule13:33 - 11 Shtator, 2025

schedule 13:33 - 11 Shtator, 2025

Gazetari Sokol Balla thotë se kryeministri Edi Rama ka bërë zgjedhjen e duhur, me kandidimin e Ogerta Manastirliut për Bashkinë e Tiranës.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Balla u shpreh se Ogerta ka treguar se është një menaxhere e mirë dhe se kjo i duhet kryeqytetit.

“Rama hoqi pataten e nxehtë që në fillim, pikën më të sikletshme, por që që pritej. Pas 7 muajsh rrethana në të cilat ndodhet kryeqyteti, me kryetarin e bashkisë në detyrë, i cili gjendet në paraburgim. Dje dosja e tij shkoi në gjykatë me 9 akuza. Sigurisht, Tirana nuk mund të rrinte më, Tirana nuk është një njësi e vogël administrative, Bashkia e re e Tiranës është shumë e madhe dhe ajo nuk mund të rrinte në këtë gjendje pezull, me një kryetar bashkie në detyrë, sipas tij, në kushte të padrejta izolimi. Nga ana tjetër kryeqyteti nuk mund të privohet, nuk mund të drejtohet nga një kryetare bashkie adminsitrative. Bëhet fjalë për metropolin e shqiptarëve. Ajo besoj ishte pika më e nxehtë e fjalimit të kryeministrit, i cili e konsumoi atë fillimisht, gjithashtu me një valë kritikash, ku për herë të parë drejtpërdrejt përfshiu edhe SPAK, edhe GJKKO, me disa gëra që ai i pati përsëritur ditët e para, pas arrestimit ë Erion Veliajt.



Shpallja e Ogerta Manastriliut, sigurisht ka një risi. Ogerta është figurë politike, u caktua nga Rama para 1 viti, tetor të vitit të kaluar, si bashkëdrejtuese politike për bashkinë dhe u kuptua se çfarë do të ndodhte nëse Veliaj do të largohej nga Bashkia e Tiranës. Ogerta nuk është figurë me kontrast politik. Që nga 2003 kur Rama mori bashkinë e Tiranës, më pas kur mori Basha e më pas Veliaj, ishte krijuar paradigma që kush hynte te bashkia e Tiranës, merr peshë politike që të vërë gurin e radhës për të qenë kryeministër apo kryetari i ndonjë force politike. Me emërimin si kandidate dhe futjen në garë të Ogerta Manastriliut, që nuk ka ambicie për t’u bërë kryetare partie apo qeverie, Rama i jep profilin që i takon. Një kryetare bashkie, është një figurë. Ky është fillimi i fundit të perceptimit të Bashkisë së Tiranës, për të hyrë në qeveri. Mendoj se Rama ka të drejtë. Mendoj që Ogerta është zgjedhja e duhur. Ogerta është menaxhere e mirë e QSUT, drejtoi për shumë vite Ministrinë e Shëndetësisë, gjatë kohës së pandemisë. Ishte ministre e Arsimit dhe Sporteve, në një fazë ku qeverisja nuk kishte fokusin e duhur, për shkak se fokusi kryesor ishin te zhvillimet në opozitë, pra 2021-2025.  Mendoj që Ogerta është zgjedhja e duhur. Është zgjedhje poltiike, por me një sens tjetër i Ramës. Mendoj se ky ishte zhvillimi kryesor politik.”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!