Analisti Martin Leka thotë se presidenti Bajram Begaj, brenda 48 orëve do firmosë dekretin për zgjedhjet e pjesshme vendore.
Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Leka u shpreh se në garën për Tiranën, Ogerta Manastriliu është kandidaturë e fortë nga mazhoranca.
Leka shtoi se PD ndodhet në kaos total, e papërgatiur për zgjedhje, teksa ende nuk ka gjetur kandidat.
“Fakti që qeveria e ka dërguar shkresën, referuar atij neni, të thotë që presidenti ka dy ditë kohë për të shpallur dekretin. Unë mendoj që presidenti do ta shpallë dekretin edhe për Bashkinë e Tiranës. Ai është në rregull me ligjin, për sa kohë atij i është njoftuar vakanca. Kemi dy situata, kemi situatën në anën e mazhorancës që është e karikuar totalisht. Fakti që ka ende kandidat, ende pa u bërë vakanca e Tiranës, ka kandidat të fortë dhe të promovuar nga kryeministri. Fakti që edhe në 5 bashkitë e tjera, PS ka vëmendje të posaçme, tregon që mazhoranca është e gatshme për t’i fituar bashkitë.
Nga ana tjetër, kemi një opozitë që kundërshton rezultatin e zgjedhjeve, dhe kryetari i PD i quan farsë. Kemi apati totale, ende është në kërkim të një kandidati. PD është ende e papërgatitur. Nuk ka dalë nga shoku që pësoi në zgjedhjet e fundit. Nuk e ka marrë seriozisht faktin që ka zgjedhje në Tiranë dhe 5 bashkitë e tjera. Edhe vetë PD e di që rezultatin e Tiranës dhe të bashkive të tjera, e di që e kanë të humbur. Opozita e di tashmë fundin e vet edhe në këto zgjedhje. Unë do prisja që kandidati i PD të ishte Gazment Bardhi, meqë është numri dy, një nga nënkryetarët e PD. Për të shkaur më tej, nuk ja vlen. Në atë parti, vendos, voton dhe bën gjithçak vetëm numri një, Sali Berisha”, theksoi ai./abcnews.al

