Manastirliu inspekton punimet në qendrën shëndetësore Luz i Vogël: Viti 2023 sërish do të çelë një kantier tjetër punimesh

schedule12:35 - 18 Tetor, 2022

schedule 12:35 - 18 Tetor, 2022

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu bashkë me Kryetarin e Bashkisë Kavajë, Redjan Krali, kanë inspektuar punimet që po kryhen për rehabilitimin e qendrës shëndeësore Luz i Vogël. Gjatë inspektimti, Manastirliu tha se punimet në kantierin e shëndetësisë nuk do të ndalen për rehabilitimin e qendrave shëndetësore.
“Kemi filluar fazën e dytë për të prekur çdo cep të territorit dhe për të kthyer në standarde më të mira të gjitha qendrat shëndetësore dhe ambulancat në çdo cep të vendit. Ndaj këtë vit ne kemi filluar punën për 40 qendra shëndeësore dhe ambulanca, të cilat po rehabilitohen. Viti 2023 sërish do të çelë një kantier tjetër punimesh për 60 qendra shëndetësore dhe ambulanca sërish, që do të plotësojnë standardet më të mira të infrastrukturës, në funksion të shërbimit ndaj qytetarëve”, bëri me dije Manastirliu.
Ministrja Manastirliu ka risjellë në vëmendje se në kuadër të integrimit të shërbiemve socio-shëndetësore në kuadër të Stategjisë së re të Kujdesit Parësor, në 50 qendra shëndetësore do të punësohet një psikolog apo punonjës social.
“Janë 50 qendra shëndetësore në vend që do të kthehen në qendra multidisiplinare. Pra do të ketë edhe shërbim të psikologut apo të punonjësit social. Ne do ta shtrijmë këtë strategji të re të shërbimeve të kujdesit parësor në të gjithë vendin, duke mundësuar kështu që për problematika të cilat kanë nevojë për t’u adresuar jo vetëm tek mjeku por edhe shërbimet sociale në bashki, por edhe nevoja për të pasur një mbështetje të drejtëpërdrejtë të qytetarëve më në nevojë brenda strukturave të kujdesit parësor, të mundet që të adresohet më shpejt nëpërmjet figurës së psikologut, nëpërmjet figurës së punonjësit social brenda strukturës së qendrave shëndetësore”, tha Manastirliu.
Qendra shëndetësore Luz i vogël është një nga 40 qendrat e reja që i janë nështruar rehabilitimit këtë vit, e cila ofron shërbim shëndetësor për një komunitet prej rreth 10 mijë banorësh.
Programi i Rehabilitimit të Qendrave Shëndetësore dhe Ambulancave ka filluar fazën e dytë të zbatimit, ndërkohë që në fazën e tij të parë janë rehabilituar dhe rindërtuar 300 qendra shëndetësore dhe ambulanca në të gjithë vendin.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!