Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook” i bën sërish apel qytetarëve që të ndërgjegjësohen dhe të respektojnë masat e COVID-19, duke theksuar se në këtë mënyrë japin ndihmën e tyre edhe për mjekët.
Manastirliu gjithashtu ka shprehur falënderime për ekipet e epidemiologëve, ndërsa shkruan: Ekipet e epidemiologëve në çdo cep të vendit, po bëjnë një punë të palodhur për gjurmimin, hetimin dhe izolimin e vatrave, për të kufizuar përhapjen e infeksionit.
Statusi:
Ditë e natë në terren, prej më shumë se 7 muajsh, ekipet e epidemiologëve në çdo cep të vendit, po bëjnë një punë të palodhur për gjurmimin, hetimin dhe izolimin e vatrave, për të kufizuar përhapjen e infeksionit.
T’i ndihmojmë së bashku, duke respektuar rregullat
/abcnews.al/