Manastirliu: Buxheti i 2021 garanton 100% falas paketën e kataraktës për të moshuarit

schedule11:40 - 7 Nëntor, 2020

schedule 11:40 - 7 Nëntor, 2020

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu përmes një mesazhi në Facebook pohon se pavarësisht situatës nga Covid në vend, vijon puna pa ndërprerje për të gjithë shërbimet e tjera.

Manastirliu thekson se vijon angazhimi i stafit mjekësor për ndërhyrjen në sy dhe lentet falas për pensionistët.

Në postimin e saj ministrja thekson se së fundmi ai që ka përfituar nga fondi është gjysh Sadullai në Durrës, të cilit i është kthyer shikimi plotësisht falë ndërhyrjes në sy e lenteve.

“Kam pas probleme me shikimin pas vizitës doktori më tha se kam nevojë për lente. Doktori gjithashtu më tha se vendosja e tyre rimbursohet nga shteti dhe jemi shumë të kënaqur në lidhje me pritjen dhe shërbimin e bërë nga personeli shëndetsor. Jemi shumë të kënaqur me shërbimin që na ofruan”, është shprehur i moshuari.

Ndërkohë Manastirliu thekson se buxheti i 2021-t garanton 100% falas paketën e kataraktës për të moshuarit afër vendbanimit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!