Manastirliu bën Chek Up-in, dyfishohet numri i qytetarëve që e kanë kryer

schedule16:34 - 4 Nëntor, 2019

schedule 16:34 - 4 Nëntor, 2019

26.2% e shqiptarëve nga 35 deri ne 70 vjeç nëse nuk ndryshojnë stilin e jetesës rrezikojnë të preken nga probleme të enëve të gjakut, zemrës dhe trurit.

Analizat e kontrollit mjekësor bazë kanë treguar se kanë vlera të larta të yndyrnave në gjak.

Ndërkohë 14.5 % e qytetarëve që kanë kryer chek-up-in janë pre-diabetik ndërsa 8.6 % janë me diabet.

Gjithashtu nga  kontrolli mjekësor bazë janë zbuluar dhe 400 raste me forma të ndryshme të leuçemisë, të cilat janë ndjekur në kohë.

Kontrollit mjekësor pa pagesë mëngjesin e të shtunës iu nënshtrua dhe Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu.

“Këto 10 muaj janë më shumë se 411 mijë qytetarë që kanë kryer kontrollin mjekësor bazë ose 12% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe që nga viti 2015 kur nisi ky program, janë kryer 1.4 milionë kontrolle mjekësore”, tha Manastirliu.

Aktualisht sipas Ministrisë së Shëndetësisë është dyfishuar numri i qytetarëve që kanë kryer kontrollin mjekësor bazë, krahasuar me vitin 2015, kur nisi ky program kombëtar. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!