Manastirliu: Bashkë kundër barbarisë ndaj grave

schedule18:38 - 28 Shkurt, 2020

schedule 18:38 - 28 Shkurt, 2020

ka nisur sot Kongresi i Partisë Socialiste me moton “Edhe 1”. Gjatë fjalës së saj ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale vuri theksin tek puna që e pret para PS-në, pavarësisht se sipas saj deri tani është bërë shumë.

Manastirliu përmendi epideminë e dhunës ndaj grave, ku nuk është bërë maksimumi, ndërsa ka shprehur bindjen se nëse gratë bashkojnë përpjekjet, do të vijë një kohë kur dhuna absurde, e çmendur e papranueshme, barbare ndaj grave do të jetë dhe do të mbetet si një kujtim i turpshëm i një të kaluare që nuk duhet të vijë kurrë më.

“Jam e sigurtë që ka ende gra që duhet të ishin këtu sot, por nuk mundën të na bashkoheshin. Jam e sigurtë ku ka ende zona ku ne nuk kemi shkelur dhe nuk kemi ndihmuar aq sa duhet për t’i ndihmuar këto vajza dhe gra të përmbysin mentalitetin mbytës që nuk i lë të ngrenë zërin.

Fakti që sot në 2020 vuajmë ende epideminë e dhunës ndaj grave do të thotë që nuk e kemi bërë ende maksimumin e përpjekjeve dhe se duhet të gjithë bashkë t’i shumëfishojmë përpjekjet në këtë drejtim.

Jam besimplotë se nëse të gjitha bashkë duke nisur nga vetja ime bashkojmë përpjekjet, do të vijë një kohë kur dhuna absurde, e çmendur e papranueshme, barbare ndaj grave do të jetë dhe do të mbetet si një kujtim i turpshëm i një të kaluare që nuk duhet të vijë kurrë më. Edhe vetëm të gjitha bashkë do t’ia dalim”, u shpreh ministrja. /abcnews.al