Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka bërë apel për respektimin e masave duke deklaruar se virusi përhapet shumë lehtë duke rrezikuar shëndetin e gjithësecilit.
Ajo bën apel të respektohen masat për të mbrojtur veten dhe të afërmit, pasi vetëm duke treguar kujdes mund ta mposhtim Covid-19.
“Virusi përhapet shumë lehtë, duke rrezikuar shëndetin e gjithësecilit! Por po kaq lehtë mund të ndalet, nëse zbatohen në përditshmëri këto rregulla të thjeshta
Mbroni veten dhe të afërmit tuaj! Vetëm duke treguar kujdes mund ta mposhtim Covid 19
Respektoni Rregullat”, shkruan Manastirliu./abcnews.al