Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Manastirliu: 368,000 vaksina falas kundër gripit sezonal

schedule09:29 - 18 Nëntor, 2020

schedule 09:29 - 18 Nëntor, 2020

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, deklaroi se në të gjitha qendrat shëndetësore janë mundësuar 368, 000 vaksina falas kundër gripit.

Nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook” Manastirliu shkruan se ekspertët e vaksinimit kanë realizuar me profesionalizëm procesin e një vaksinimi të sigurt duke mbrojtur në këtë mënyrë stafet mjekësore , të moshuarit dhe grupet më të rrezikuara me vaksinat falas kundër gripit sezonal.

Statusi:

Mirënjohëse për punën e palodhur të vaksinatoreve dhe ekspertëve të vaksinimit që po i përgjigjen me profesionalizëm e përkushtim qytetarëve, duke garantuar një proces vaksinimi të sigurt dhe efikas kundër gripit, në të gjithë qendrat shëndetësore në vend, në zbatim të strategjisë së Vjeshtë-Dimrit

368,000 vaksina #falas

Mbrojmë stafet mjekësore, të moshuarit dhe grupet më të rrezikuara me vaksinat falas kundër gripit sezonal.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!