Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka ndjekur nga afër përgatitjet që po bëhen për hapjen e qendrave shëndetësore verore, ku do të përfshihet edhe testimi i shpejtë për çdo rast të dyshuar me Covid 19.
Ky vendim sipas ministres Manastilriu është marrë për të siguruar një sezon turistik të sigurt.
Nga qendra shëndetësore e Velipojës, Manastirliu tha se këtë vit janë 29 qendra verore nga veriu në jug, që do të jenë 24 orë në shërbim të turistëve vendas dhe të huaj.
Reagimi i plotë i ministres Ogerta Manastirliu:
Në Qendrën Shëndetësore Verore Velipojë , ku bëhemi gati me stafin mjekësor të mirëtrajnuar, për të garantuar shërbim shëndetësor 24 orë përgjatë sezonit turistik, për më shumë siguri për pushuesit.
29 qendra verore në shërbim 24/7.
170 mjekë dhe infermierë të trajnuar.
Barna dhe materiale mjekësore të garantuara.
Test i shpejtë për Covid-19 në çdo qendër shëndetësore verore.
/abcnews.al/