Diçka më shumë se 1 orë na ndanë nga përballja më e rëndësishme e këtij viti për “Legjionarët” tanë, teksa në “Volksparkstadion”, të Hamburgut do të sfidojnë Kroacinë, në sfidën e dytë, në rrugëtimin e tyre, të dytë në histori, në një Kampionat Evropian të futbollit, ku padyshim ndaj një rivali të madh, si “Të Zjarrtit” do të kërkojnë një rezultat të madh.
Në një prononcim të shkurtër për Tirana Live, në ABC News, përfaqësuesi i FSHF-së, Dritan Kokona ka zbuluar edhe formacionin e teknikut Sylvinho, përballë Kroacisë, teksa ndryshe nga sfida e parë do të ketë një ndryshim në mesfushë, ku Laçi do t’i japë mundësin Bajrami të pozicionohet në sulm, ndërsa në vend të Brojës, braziliani ka vendosur të përdorë Rey Manajn.
“Në portë Strakosha, më mbrojtje Hysaj, Gjimshiti, Ajeti dhe Mitaj. Mesi i fushë do të përbëhet nga Qazim Laçi, Ramadani e Asllani. Para tyre do të vendoset Asani e Bajrami, ndërsa në ekstremin e sulmit do të luajë Rey Manaj”,- u shpreh përfaqësuesi i FSHF-së. /i.m /abcnews.al

