Manaj: Kemi gjithçka në dorën tonë, ju sqaroj çështjen e numrit 10 me Bajramin

schedule23:33 - 8 Shtator, 2021

schedule 23:33 - 8 Shtator, 2021

Rey Manaj shënoi ndoshta golin më të rëndësishëm të ndeshjes në fitoren me San Marinon, sepse ishte i pari dhe i hapi rrugën 4 të tjerëve. Pas ndeshjes sulmuesi i Spezias foli për RTSH dhe sqaroi edhe polemikat për numrin 10.

“Është mirë të flasim për grupin. Në ndeshjen me Poloninë bëmë gabime. Duhet të jemi më të përqendruar. Është e vështirë me lojtarë si Lewandowski të gabosh, pasi ata nuk falin. Duhet të luajmë si sot në pjesën e dytë, për njëri-tjetrin dhe pa asnjë lloj presioni.

Trajneri do gjithmonë më të mirën nga ekipi. Rezultati ishte 5-0 dhe mbajtëm një çikë topin. Ai si trajner do të kërkojë gjithmonë më shumë, por jemi të kënaqur.

Çështja e numrit 10? Nuk ka asnjë problem. Kur mungon një lojtar, numri merret. Nuk është asnjë lloj problemi. Bajrami kur ma mori numrin më tha: Unë nuk kërkova këtë numër, por ma dhanë.

Kemi shumë shpresa, por duhet të përqendrohemi shumë, mund të bëjmë super ndeshje si me Poloninë në pjesën e parë, por pësuam 4 gola.  Kemi një shans tjetër, në tetor presim Poloninë. E kemi gjithçka në dorën tonë”, tha Manaj. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!