Man United me aksioner të ri, Jim Ratcliffe pranë blerjes së 25% të aksioneve të klubit

schedule21:37 - 15 Tetor, 2023

schedule 21:37 - 15 Tetor, 2023

Miliarderi britanik Sir Jim Ratcliffe është afër blerjes së disa aksioneve të rëndësishme në Manchester United, që do ta bënte kompaninë e tij INEOS, një zë të fuqishëm në bordin e klubit anglez.

Media të shumta duke përfshirë Sky Sports pretendojnë se Ratcliffe tani do të paguajë 1.3 miliardë euro për 25 përqind të aksioneve në “Old Trafford”, me Sheikh Jassim që shpresonte të blinte 100 përqind të klubit me një ofertë me vlerë rreth 5 miliardë euro përpara se t’i jepte fund përfundimisht interesimit të tij në ditët e fundit.

Një mbledhje e bordit me sa duket do të mbahet këtë javë për të arritur një marrëveshje përfundimtare me Ratcliffe, një tifoz i madh i United, i cili bëri një ofertë për të blerë Chelsean vitin e kaluar, para se këtë garë ta fitojë amerikani Todd Boehly i cili më pas mori pronësinë e klubit londinez.
Ka kaluar pothuajse një vit i plotë tani që kur Glazers të cilët morën kontrollin e plotë në United në vitin 2005, njoftuan për herë të parë se po fillonin procesin e eksplorimit të “alternativave strategjike” për klubin nëntorin e kaluar, që përfshinin investimet nga jashtë ose shitjen e plotë të tij.

Shpejt u bë një ‘garë mes dy kuajve’, midis Ratcliffe dhe Sheikh Jassim, me të dy palët që paraqitën oferta të shumta për të blerë aksionet e United.

Sheikh Jassim u zotua të fshinte të gjitha borxhet e vjetra të United dhe të investonte rreth 1.4 miliardë dollarë për të përmirësuar infrastrukturën e klubit.

Ratcliffe fillimisht dukej se synonte 69 përqind të aksioneve të Glazers në United, por kohët e fundit ishte raportuar se ai ishte i gatshëm të ndryshonte ofertën e tij për të marrë vetëm një pjesë të tyre në vend të kësaj./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!