Ruben Neves vazhdon të jetë një nga objektivat kryesorë të Manchester United dhe Ralf Rangnick e konsideron thelbësore transferimin e talenteve në mesfushë. Trajneri gjerman e ka studiuar mirë humbjen përballë Ujqërve në “Old Trafford” dhe duket se mesfushori portugezi i ka afirmuar cilësitë e tij.
Neves ishte një nga objektivat e “Djajve të Kuq” në merkaton e verës së kaluar dhe tani ai është rikthyer sërish në radarë. Klubi është në rindërtim e sipër dhe ata kanë nevojë për një mesfushor që mund ta drejtojë këtë repart.
Padyshim që United nuk është vetëm në këtë garë, pasi Arsenali, PSG dhe Tottenham gjithashtu janë të interesuara për të. Wolves nga ana e tij nuk ka ndërmend ta lejojë lehtë largimin e një prejt futbollistëve më të mirë të skuadrës sidomos në këtë pikë të sezonit dhe nuk hyn në negociata për të paktën 45 milion euro.
Kontaktet mes dy klubeve kanë ndodhur dhe pritet që në javën e ardhsjme United të bëjë zyrtare ofertën. r.t/abcnews.al