Puna që po bën Erik Ten Hag në Ajax Amsterdam është e lavdërueshme. Trajneri holandez 51-vjeçar është lider i Eredivisie dhe ka fituar të gjitha ndeshjet e tij në fazën e grupeve (C) të Champions League. Dhe këto suksese nuk kalojnë pa u vënë re përtej Holandës.
Aq sa në Angli ata tashmë e shohin atë si pasardhësin e Pep Guardiolës te Manchester City, kur spanjolli të përfundojë aventurën e tij në Etihad Stadium, që mund të jetë kur kontrata e tij të përfundojë në vitin 2023. “Citizens” mendojnë për holandezin, i cili pak javë më parë tingëllonte tashmë për Manchester United, si zëvendësues të Solskjaer.
Ten Hag ka qenë gjithashtu në radar për PSG dhe Newcastle United, si dhe Tottenham. “Ten Hag është thjesht një nga trajnerët më të kërkuar në botë për momentin”, thotë The Telegraph. /abcnews.al