Man City nuk do të lejojë që Bernardo Silva të shkojë te Barcelona për më pak se 85 milionë paund

schedule17:38 - 21 Qershor, 2022

schedule 17:38 - 21 Qershor, 2022

Barcelona do të duhet të paguajë 85-95 milionë euro për mesfushorin e Manchester City, Bernardo Silva, raporton Diario Sport, duke cituar gazetarin Javi Torres.

Sipas burimit, drejtuesit e klubit katalanas janë të vetëdijshëm se për momentin nuk do të mund të realizojnë një marrëveshje të tillë. Në të njëjtën kohë, vihet re se vetë portugezi është gati të kalojë te Barcelona, ​ por “qytetarët” nuk kanë ndërmend të ulin çmimin për futbollistin e tyre.

27-vjeçari Silva bëri 50 paraqitje për Manchester City sezonin e kaluar, duke shënuar 13 gola dhe duke dhënë shtatë asistime.

Portali Transfermarkt e vlerëson lojtarin e kombëtares portugeze në 80 milionë euro. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!