Manchester City ka kërkuar çmimin e Gabriel Jesus.
Qytetarët duan të marrin 50-60 milionë euro për 25-vjeçarin brazilian, edhe nëse kontrata e tij e llogaritur deri në verën e vitit 2023 nuk do të rinovohet.
Arsenali po përgatitet të bëjë ofertën e parë për sulmuesin. Agjenti i tij tha se lojtarit “i pëlqen projekti” i londinezëve.
Jesus ka shënuar 8 gola dhe ka dhënë 8 asistime në 26 ndeshje në Premier League këtë sezon. /abcnews.al/